E kryqëzuan për shkak të botoksit, kjo foto e re e Demi Moore na bëri sërish konfuzë

Showbiz

Pak ditë më parë, aktorja e njohur Demi Moore i bëri të gjithë të flisnin me vete teksa u shfaq e para në pasarelën e koleksionit debutues të Fendit në Javën e Modës në Paris, lexoni Botoksi nuk e lejonte as të buzëqeshte, fansat kryqëzojnë Demi Moore pas pamjes së fundit.

58-vjeçarja amerikane u ngjit në skenën e ”Palais Brongniart” me një pamje krejt ndryshe që nuk i shpëtoi kritikave të fansave të saj. Këta të fundit shpërthyen menjëherë në kritike duke e quajtur Moore një kukull plastike, të shformuar nga injeksionet e botoksit dhe pa jetë.

Por një foto e publikuar së fundmi prej saj na paraqet një Demi krejt ndryshe dhe ndjekësit e saj janë akoma më konfuzë se më parë. Aktorja postoi në Instagram një foto, ku shfaqet përkrah Christy Burlington Burns, Kate Moss dhe drejtorit artistik Kim Jones në fund të shfaqjes. Detaji që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut, sidoqoftë, ishte fytyra e saj, e cila papritmas u kthye në “normalitet”.

Demi është pa grim, tregon buzëqeshjen e saj rrezatuese, mban syze, ka mollëza të theksuara natyrshëm dhe linja normale shprehjeje. Si ndryshoi kaq shpejt? Botoksi nuk ka asnjë lidhje me të, vetë aktorja ka mohuar disa herë se kishte bërë një ndryshim, thjesht për nevojat e skenës iu desh t’i nënshtrohej një seance intensive grimi. Përmes një konturimi shumë të theksuar ajo  kishte nxjerrë në pah faqet dhe gojën, dhe fansat janë akoma më konfuzë se kurrë më parë.