E kritikojnë për fotot, Emina Cunmulaj i kthehet ashpër komentuesve!

Showbiz

ella
Emina Cunmulaj, modelja e njohur shqiptare që prej vitesh jeton në SHBA ka vendosur që në këtë shtatzëni të dytë të jetë akoma më aktive në rrjete sociale për të ndarë të gjithë rrugëtimin e saj të ëmbël me ata që e ndjekin. Por disa komentues janë shprehur se postimet e saj të shumta janë kthyer në bezdi, çka ka bërë që kjo e fundit të postojë një foto për të shkruar më pas gjithë reagimin e saj.

“Më kanë thënë ‘mjaft më me fotot e shtatzënisë’ dhe unë thjesht it hash: ‘ose mësohu me këtë gjë, ose zhduku’. Jam shumë krenare dhe ndihem shumë e bekuar nga Zoti që kam mundësi të jem sërish shtatzënë, të jem një grua dhe më së shumti, të jem një grua e cila mund të japë jetë, forcën më të jashtzakonshme në Univers. Kam një fjalë për të gjithë ju mama: ndjehuni krenare, shijojeni këtë bekim dhe ndajeni këtë energji të mirë me të gjithë sepse bota ka shumë nevojë për këtë. Nuk është turp të tregosh barkun e rrumbullakosur, nuk është turp të japësh gji. Në fund të ditës, janë pikërisht këto dy gjëra ato që na kanë sjellë në këtë botë. Sa më shumë dashuri!” – ka përfunduar ajo.