E kishit vënë re këtë detaj në daljet publike të Miriam Canit?

Showbiz

cani1
Profesioniste, e ëmbël, fine, bashkëshortja e Albanit dhe mami i Amelisë. Kjo është Miriam Cani. Me vitet dhe përvojën e saj në skenë dhe në jetë, artistja ka arritur të ketë të gjitha përcaktimet e mësipërme.Kanë kaluar shumë vite nga koha kur Miriami u kthye nga Gjermania, aty ku kishte nisur karrierën e saj për ta vazhduar atë në vendin e saj.Gjatë gjithë kësaj kohe keni parë dhe shijuar performancat e saj profesionale dhe të kuruara në çdo detaj, por ka një element që me siguri nuk e keni vënë re.Miriam Cani nuk është shfaqur asnjëherë me veshje të shkurtra në skenë.

miriam

Fustanet, fundet apo edhe pantallonat i ka veshur gjithmonë të gjata në çdo dalje të saj televizive.Në qoftë se i hedhim një sy llogarisë së saj personale në ‘Instagram’, shihet se edhe në jetën e përditshme ajo preferon veshje të gjata, të paktën kjo vihet re në fotot e postuara.Të vetmet raste kur Miriami shfaqet me minifund janë foto të shkrepura në kohën kur ajo jetonte në Gjermani, shumë vite më parë.Kjo është një zgjedhje, arsyet e së cilës i takojnë vetëm këngëtares, por është një tregues i prekshëm se arti dhe artistet e vërteta vlerësohen edhe pa dekolte të zbuluara apo ekspozim të tepruar të trupit.

miriam dasm

miriam gjermani