Të gjithë e adhuruan veshjen e Dukshës së Sussex-it në Royal Ascot. Kapelja që ajo mbante ishte e mrekullueshme, edhe këpucët e zeza me majë po ashtu. A nuk ju duken edhe juve sikur i rrinë të mëdha? Në fakt i rrinë më të mëdha dhe kjo nuk është hera e parë që Meghan vesh këpucë që i ka një numër më të madh.
Të njëjtën gjë bëri edhe kur shpalli fejesën me Harry-n, por edhe në raste të tjera. Dhe ka një arsye pse ajo bën një zgjedhje të tillë çdo herë. Sipas ekspertes së modës, Harriet Davey, personazhet e njohur i veshin këpucët më të mëdha në tapetin e kuq apo në evenimente të tjera, për një arsye që e vuajmë të gjithë, flluskat e dhimbshme që dalin në këmbë.