Elizabeth Chai është një emër jo shumë i dëgjuar, por regjisorja fitoi çmimin për realizimin e dokumentarit më të mirë, i titulluar “Free Solo”.Por, mesa duket Elizabeth një prej dokumentarëve të parë të saj e ka bërë pikërisht në lidhje me popullin e Kosovës. Dokumentari i quajtur “A Normal Life” flet për traumat e pasluftës dhe rimëkëmbjen e shtatë miqve të saj, të cilët nuk e kanë dhe aq të lehtë t’i rikthehen një jete normale.
Ndërsa projekti i saj i fundit “Free Solo”, që mori çmimin “Dokumentari më i mirë”, tregon rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold për t’u ngjitur pa litar në El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, në qershor të 2017-s.“Më duhet të besoja se Alex po ia dilte shumë mirë. Ne gjithashtu duhej të mbanim peshën që gjithë produksioni të shkonte në mënyrë të përsosur. Nëse do të bënim ndonjë gabim, do të ishte katastrofike. Ky film është për të gjithë që besojnë në misionet e pamundura. Është puna e një ushtrie të tërë”, ka thënë Chin.