E ka apo jo çdo gjë falë prindërve të fashmëm? Gigi Hadid vendos t’u përgjigjet kritikave!

Showbiz

gigi nammos
Ajo është një ndër modelet më të suksesshme ndërkombëtare. Por shpesh është akuzuar që gjithçka që ka arritur i ka pasur të gatshme nga prindërit. Bëhet fjalë për Gigi Hadid, që gjatë fjalimit në një event, i dha një përgjigje edhe këtyre kritikëve.

gigi1

“Njerëzit thonë që nuk e meritoj të jem këtu ku jam, sepse vi nga një familje e suksesshme, por prindërit e mi kanë punuar kaq shumë… Babai im ishte një refugjat, mamaja ime jetonte në fermë, shkuan në New York dhe punuan që t’i dërgonin para familjeve. Punuan me djersë dhe më dhuruan mua këtë jetë falë punës së tyre të madhe, dhe unë gjithashtu punoj shumë që ta nderoj këtë.”- është shprehur Gigi sipas Daily Mail. Ajo përmendi që njeh edhe përsona që kanë arritur diku pa meritë dhe u shpreh se ta shpif të punosh me ta. Por ajo thjesht ka punuar shumë për të arritur këtu dhe për të qenë një ndër modelet më të paguara të pasarelave.