E gjithë familja Kardashian në ‘Met Gala’, përveç Khloe: Përse nuk u ftua në event?

Showbiz

Met Gala është një ndër evenimentet më të mëdha të modës, ku personazhët më të njohur të shoëbizit mahnisin me veshjet e tyre. Por nëse familja Kardashian vodhi vëmendjen pak ditë më parë, na lind pyetja: Pse Khloe mungon? Ose më saktë, pse nuk ka qenë kurrë e ftuar?Arsyeja nuk është dhe aq e këndshme: Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour nuk mendon që Khloe është e famshme mjaftueshëm për të qenë e pranishme. Gjithashtu, sipas burimeve, edhe Kim e ka të vështirë të ndajë hapësirën dhe vëmendjen e tapetit të kuq me motrat e saj.

WATCH WHAT HAPPENS LIVE WITH ANDY COHEN — Pictured: Khloe Kardashian — (Photo by: Charles Sykes/Bravo/NBCU Photo Bank)

Edhe pse Khloe është përfolur vazhdimisht në media dhe fama e saj është rritur vitin e fundit, Anna mendon se ajo është shumë “C-list” për të marrë pjesë në Met Gala. Ndërkohë Kim nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qenë pjesë e elitës së këtyre evenimenteve, sidomos për faktin që organizohet nga kryeredaktorja e Vogue. Kështu, në 2015 ajo arriti të përfshihej në Met Gala.Nuk e dimë se si Khloe ndihet për këtë vendim, por këtë vit nuk mbeti vetëm për shkak se dhe Kourtney refuzoi ftesën e saj për t’i qenë pranë.