Mamaja e Gigi dhe Bella Hadid po sulmohet nga i gjithë interneti pas komenteve të saj për Gigin në një video online.Klipi u publikua nga “Bravo” si një video nostalgjike për fansat e “Real Housewives of Beverly Hills”. Pasi Gigi i thotë mamasë se do të vazhdojë të luajë voleyball, Yolanda i përgjigjet:“Voleyballi është një sport shumë mashkullor. Modelingu është diçka femërore. Këto vajza stërviten për katër orë pas shkolle që trupi i tyre të jetë i madh dhe i fryrë, dhe hanë si burra. Unë doja që Gigi të zhvillohej si vajzë.”
Ndërkohë, teksa Gigi shprehet shumë e lumtur për ushqimin që do të kishte në festën e ditëlindjes, Yolanda i prish entuziazmin duke thënë:“Mund të kesh vetëm një natë e të qenit “e keqe” apo jo? Dhe më pas, duhet të rikthehesh te dieta jote. Sepse në Paris dhe Milano, i pëlqejnë vajzat të jenë të holla.”Dhe kjo ka nervozuar të gjithë rrjetin.“Nuk e la të bijën të hante asnjë copë normale torte në ditëlindjen e saj. E tmerrshme.”“Eww… komentet e Yolandës për voleyballin dhe të dukurit mashkullore…” “Yolanda i ngulit në mendje vajzave të saj rolet gjinore… shumë e trishtë.”
Dhe në fakt, reagimi i tyre është shumë i drejtë. Të cilësosh sporte si mashkullore apo femërore është e gabuar. Çdokush mund të bëjë diçka për aq kohë sa i pëlqen, pavarësisht gjinisë. Dhe nuk duhet të ekzistojë koncepti i “dukesh mashkullor/femëror”. Ndërkohë, dietat për të mbajtur trupin në formë si modele gjithnjë duhet të jenë të shëndetshme dhe mbi të gjitha, me një copë tortë ditën e ditëlindjes.