Këngëtari i famshëm Chris Brown u arrestua dhe u ndalua përkohësisht në Paris, pasi një vajzë 24-vjeçare e akuzoi atë për përdhunim në një dhomë hoteli javën e kaluar. Pas kësaj ai u shpreh në ‘Instagram’ se akuzat ndaj tij ishin gënjeshtra.
Në këtë postim nuk mungoi komenti i Justin, i cili i thoshte: “Askush nuk mund të të prekë ty”, duke treguar kështu mbështetjen ndaj Brown.Edhe komentet në vazhdim nga fansa apo kolegë e mbështesnin reperin në këtë periudhë të vështire të jetës së tij.