Hazal Kaya dhe Ali Atay prej 5 vitesh tashmë jetojnë romancën e tyre të dashurisë, të cilën janë treguar tepër të zotë për ta fshehur nga sytë e publikut. Aktorja duket se po jeton ditë të lumtura jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në jetën në çift.
Hazal është shprehur: “Në këtë çast, dashuria, jeta ime është në stadin më të bukur! Jam shumë e lumtur, është një periudhë e mrekullueshme për mua.” Sipas një burimi të afërt të çiftit ata kanë caktuar edhe një datë të afërt për martesën e tyre.