Roli i saj i fundit protagonist në skenën e teatrit, ka qenë ai në shfaqjen “Vetvrasësi”! Me një kastë aktorësh të përzgjedhur, ajo la gjurmët e saj profesionale në këtë tragjikomedi, e cila u duartrokit gjatë nga publiku artdashës. Por, ne nuk e dimë nëse ky do të jetë roli i fundit i saj në skenat shqiptare, pasi një tjetër kapitull i ri në sferën profesionale hapet për aktoren e njohur Olta Gixhari.Në ditëlindjen e saj, pikërisht në një datë të shënuar për të, ajo ka vendosur që të na njoh me profesionin e ri me të cilin do të identifikohet këtëj e tutje. Dhe mos mendoni se ka lidhje me artin, jo! Është diçka kryekëput ndryshe.
Olta Gixhari tashmë është pjesë e një agjensie imobiliare në kryeqytet. Saktësisht, nuk e dimë nëse ajo është përzgjedhur si imazh, apo ka një rol specifik si drejtuese apo menaxhuese e kësaj agjensie, por realisht diçka e re po ndodh në karrierën e aktores simpatike. “Sot në këtë datë të shënuar po hap portën që më çon drejt një kapitulli të ri të jetës time. Kjo është hyrja drejt një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm. Pjesë e familjes më të madhe në real estate”, shkruan ajo.