E dinit çfarë pune ka bërë Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare e njohur?

Showbiz

eli fara
Edhe pse pas kaq shumë vitesh në skenë, të gjithë mendojmë se të kënduarit është i vetmi profesion i Eli Farës, në fakt e kemi gabim. Vetë ajo ka zbuluar se përpara shumë vitesh, kur sapo kishte dalë nga bangat e shkollës, ka patur një tjetër profesion. Madje, ka sakrifikuar mjaft për punën e saj asokohe.

eli fara 2

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi mbarova shkollën, kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik ‘Tefta Tasho Koço’ dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Asokohe u emëropva në një fshat të largët. Më duhej të bëja çdo ditë 30 minuta rrugë me autobus dhe më pas 1 orë e 30 minuta rrugë në këmbë.Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato ommente. Ndërkohë që punoja, bëja dhe shkollën e lartë me korrespondencë. Shumë prej ish-nxënësve më shkruajnë ende.”

Lexoni gjithashtu: Rita Ora jep lajmin e bukur për fansat: Ky është projekti i saj më i madh!