E dini si dukej Blerim Destani përpara se të bëhej i famshëm?

Showbiz

bl dest
Blerim Destani është një ndër aktorët shqiptarë më të suksesshëm i cili numëron shumë role në kinematografinë gjermane dhe jo vetëm. Blerimi njihet edhe për jetën e tij luksoze të cilën e pasqyron shpesh në rrjetet sociale ku numëron shumë ndjekës.

Ditën e sotme, aktori feston 38-vjetorin e tij të lindjes dhe ka ndarë me fansat në Instagramin e tij një foto të shumë viteve më parë, kur ishte ende fëmijë.”I numëroj vitet e mia me dashurinë e familjes, shoqërisë, momentet dhe buzëqeshjet. Faleminderit për urimet e ditëlindjes, gjithë të mirat për ju.”- shkruan Blerimi krahas fotos.Po ju do e njihnit Blerimin në këtë foto?