E dini se cilat janë ushqimet e preferuara të VIP-ave?

Showbiz
  1. Emma Watson: Ushqimi meksikan

Menuja e preferuar e Watson është ajo meksikane. “Më pëlqen të bëj tortilla në mëngjes. Bej guacamole, salca të ndryshme dhe vezë dhe më pas përgatit tortilla-t. Përgatiten shumë thjeshtë, por janë shumë të shijshme” thote ajo.

  1. Hugh Jackman: Vera dhe djathrat

Hugh Jackman është I fiksuar me kombinimin e verës me djathra. Nuk ka shije më të mirë sesa një verë e mirë kombinuar me djathrat e preferuar sipas tij.

  1. Miranda Kerr: Mish pule i skuqur

Super modelja është rritur me një dietë me fruta të freskëta dhe perime. Por nësë ka diҫka që ajo nuk I reziston dot është mishi i skuqur I pulës. “Është dobësia ime, nuk ka asnjë gjë të keqe me këtë.”

  1. Justin Bieber: Makarona Bolognese

Ushqimi Italian është I preferuari I Justin Bieber, kurse makaronave Bolognese nuk ju reziston dot!

  1. Mariah Carey: Pizza

“Ushqimi im I preferuar është pizza edhe pse nuk më lejohet ta konsumoj” thotë ajo.

  1. Britney Spears: Ҫokollata

Të preferuat e Britney janë ëmbëlsirat dhe sidomos ҫokollatat. Të pa rezistueshme.

  1. Taylor Swift: Një listë e gjatë ushqimesh

Taylor Swift ka një listë të gjatë me ushqime të preferuara. Por 6 gjera nuk i ndan asnjëherë nga frigoriferi, vezët, proshutën dhe pulën, lëngun e portokallit, Coca Cola dietike, djathin Parmigiano-Reggiano dhe shpesh herë edhe prodhimet e brumit sidomos nësë janë të ëmbla.

  1. Christina Hendricks: Makaronat

Christina Hendricks është fanse e ushqimeve të shpejta. Makaronat me salcë marinara janë të preferuarat e saj. “Të thjeshta për tu bërë dhe shumë të shijshme” thotë ajo.

  1. Barack Obama: Brokoli

Duket se ish presidentit të SHBA i pëlqen të hajë shëndetshëm. Prandaj ka zgjedhur brokolin si ushqimin e tij të preferuar.

  1. Jennifer Aniston: Nachos

Jennifer Aniston ka thënë se nachos janë ushqimi i saj i preferuar. I pëlqejnë aq shumë sa edhe nësë do ti binin në tokë sërish do ti hante.

“I përgatis gjithmonë vetë. Pres në formë trekëndëshi tortillat dhe më pas i skuq në vaj kokosi” ka thënë aktorja.

  1. Selena Gomez: Kastavecat turshi

Në listën e gjërave të nevojshme për të marrë me vete Selena Gomez ka futur edhe kastravecat turshi. I pëlqejnë aq shumë saqë mund të themi se fiksimi i saj me to është bërë i njohur për të gjithë botën.

  1. Cameron Diaz: Ҫdo gjë me hudhër, vaj ulliri dhe limon

Cameron është një kuzhiniere shumë e mirë. Asaj I pëlqejnë më së shumti shijet italiane dhe mesdhetare, praktikisht ҫdo gjë me hudhër, vaj ulliri dhe limon.

  1. LL Cool J: Torta me akullore

Cili është ushqimi nga I cili LL Cool J nuk heq dot dorë? “Akullorja dhe torta. Më pëlqen shume tortën me mollë ose pjeshkë sidomos e shoqëruar me pak akullore” thotë ai.

  1. Vanessa Hudgens: Sushi dhe ҫokollata

Është shumë e vështirë për Vanessën të bejë dallimë për sa i përket ushqimit të saj të preferuar, prandaj ajo ka zgjedhur dy. Sushi dhe ҫokollatë.

  1. Jennifer Garner: Ҫdo gjë që gatuan mamaja e saj

Nësë flasim për mesvaktin e preferuar të Jennifer Garner, mund të themi se djathi, mollet dhe biskotat e kripura janë ato që do të zgjidhte gjithmonë. Po ushqimi i saj I preferuar? Ҫdo ushqim nga duart e mamasë të saj.