E dini që Kate dhe William kanë qenë të ndarë për 4 muaj?

Showbiz

kate 2007
Në mars të vitit 2007, Prince William dhe Kate Middleton i dhanë fund lidhjes së tyre. Ndarja nuk zgjati shumë, dhe ata u bashkuan përsëri në qershor të atij viti. Por çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe? Çifti ka folur për ndarjen gjatë intervistës së parë të përbashkët që dhanë pas fejesës.“Ne ishim të dy shumë të rinj. Ndodhi kur ishim në universitet dhe të dy ishim në kërkim të vetes tonë. Ishim karaktere të ndryshme dhe po përpiqeshim të gjenim rrugën tonë teksa rriteshim. Duhej pak hapësirë dhe rezultoi që gjërat shkuan mirë për ne”, rrëfeu William.

kate 2011

Kate, nga ana tjetër, ishte shumë e sinqertë në lidhje me ndikimin që kishte ndarja për të dhe tha se kjo e bëri më të fortë. “S’isha shumë e lumtur në atë kohë, por mendoj që jam bërë njeri më i fortë. Ti zbulon gjëra për veten që s’i dije. Mendoj gjithashtu se kur je shumë i ri konsumohesh shpejt në një lidhje dhe realisht e kam vlerësuar shumë atë kohë. S’e mendoja kështu atëherë.” Pra, çfarë bëri Kate gjatë asaj kohe?Ajo shkoi në një udhëtim në Dublin me nënën e saj, Carol Middleton, për t’u menduar. Kate u fotografua në Irlandë vetëm disa ditë pas ndarjes së saj nga William. Ato vizituan Galerinë Kombëtare të Irlandës gjatë qëndrimit atje.