E dini përse duket gjithmonë perfekte? Adriana Lima zbulon sekretin e saj…

Showbiz

adriana
Adriana Lima njihet si ish-supermodelja e ‘Victoria Secret’ dhe një nga femrat më të bukura të ekranit. Ajo ka pranuar së fundmi një detaj shumë të pazakontë, madje e dha si këshillë për të gjitha vajzat që e ndjekin. Në një intervistë për ‘InStyle’, Adriana rrëfeu se para se të shkojë në palestër vendos grim.

Adriana Lima 857251860

“Kjo është dita ime. Unë zgjohem, bëj gati fëmijët për shkollë, vendos grim, çoj fëmijët në shkollë, ndonjeherë pi një kafe me shoqet e mia dhe shkoj direkt në palestër. Unë nuk e përdor grimin për t’u dukur bukur, por për t’u ndjerë e bukur. Dua që të nis palestrën e inspiruar dhe me vetëbesim të lartë. Nëse vendos grim më duket sikur jam më e fuqishme për të vazhduar me stërvitjen”,-u shpreh supermodelja.Siç duket, grimi mund të vlejë shumë nëse ke nevojë për pak motivim ekstra dhe vetëbesim në palestër. Ndonjëherë dita është e vështirë të niset kur mendon për orët e stërvitjes që ke para.