E dini përse çifti Cana nuk e publikojnë asnjëherë imazhin e djalit?

Showbiz

cana
Lorik Cana, imazhi i Tring, është një nga futbollistët më të suksesshëm të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Futbollisti prej disa vitesh zhvilloi karrierën në Itali, ku u njoh dhe me bashkëshorten, Moniquer. Prej gati tre vitesh dyshja kanë sjellë në jetë djalin e tyre, Boiken dhe kanë preferuar të mos bëjnë publik imazhin e tij. Në postimet e bëra në rrjetet sociale ata ndajnë me ndjekësit momentet e bukura që kalojnë me vogëlushin, por gjithmonë duke u kujdesur që të mos i shfaqin fytyrën.

loriku

Kjo gjë duket se ka rënë në sy edhe të ndjekësve të Moniques, të cilët e kanë pyetur për arsyen e kësaj zgjedhje. “Sepse është i vogël. Kur të rritet ai do të zgjedhë”, ka thënë Monique në përgjigjen e saj gjysmë shqip, gjysmë italisht. Loriku dhe Monique nuk janë të vetmit që kanë bërë këtë zgjedhje, pasi edhe personazhe të tjerë të cilët i kanë fëmijët e rritur kanë vendosur t’i mbajnë ata larg vëmendjes mediatike.

moniquer