E dini përse Alban Ramosaj është single? Ua tregon vetë këngëtari!

Showbiz

alban ramosaj
Ai është padyshim një prej këngëtarëve më të dashur për publikun, por dhe një prej më të preferuarëve sidomos nga vajzat dhe jo më kot. Alban Ramosaj cilësohet pa frikë si një prej meshkujve më seksi shqipëtarë dhe është e pamundur të mos mendosh se përkrah duhet të ketë një vajzë po aq simpatike.

765dc3c2d8baa1e27969f619ee856b71

Por në fakt, Albani ka rrëfyer të kundërtën. Nëpërmjet Instastories ai ka komunikuar me ndjekësit e tij me opsionin e pyetje-përgjigje. I pyetur nëse është në ndonjë lidhje momentalisht, Albani është përgjigjur me: “Jo, mendoj se jam i mallkuar”.Duket se Albani ende nuk e ka gjetur vajzën e duhur.