Pavarësisht se janë pjesë e familjes mbretërore, dy fëmijët Princi George dhe Princesha Charlotte nuk ndjekin ende asnjë rregull si pjesëtarët e tjerë. Të dy vogëlushët i referohen Mbretëreshës Elizabeth si ‘gan-gan’ dhe janë ndër të vetmit që nuk përulen para saj. Megjithatë këtë vit Princi Geoge festoi 5-vjetorin e lindjes dhe duhet që të fillojë të përulet para Mbretëreshës.
Të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të përulen kur Mbretëresha mbërrin dhe njëherë tjetër kur largohet. Gjithashtu një burim i brendshëm i familjes mbretërore ka thënë se Princi George ka filluar të kuptojë më shumë dhe po humb interesin për të luajtur me motrën e tij më të vogël. Për këtë arsye është përcaktuar kjo moshë si koha e duhur për të filluar dhe respektuar protokollin strikt të familjes mbretërore.