Të jesh pjesë e familjes mbretërore është sa e bukur edhe e ndërlikuar. Si fillim u bë e ditur se Megran Markle kishte të ndaluar të flinte gjumë para Mbretëreshës Elizabet dhe nuk mund të vishte fustane që i nxirrnin shpatullat, madje nuk i lejohet të lyejë as thonjtë me manikyr.Së fundmi nga revista “Marie Claire” bëhet e ditur se Meghan ka të ndaluar të konsumojë disa lloje ushqimesh para se të shkojë në takime zyrtare.
Në këtë shkrim thuhet se aktores i ndalohet të konsumojë ushqimet e detit, pasi ato janë burim helmimi dhe shkaktojnë përkeqësime në gjendjen shëndetësore dhe për këtë arsye mund të humbasë takime të rëndësishme. Gjithashtu thuhet se të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë të ndaluar të konsumojnë ushqimet të cilat lënë aromë në gojë, si psh, qepa apo hudhra.