Anjeza Shahini është martuar me diplomatin Paul Edward Conollyn dhe së fundmi janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja jeton prej kohësh në Angli, ku tashmë ka krijuar familjen e saj. Por e keni menduar ndonjëherë çfarë punon Anjeza në Britani?Ditën e sotme ka qenë vetë këngëtarja që e ka shuar kuriozitetin e të gjithëve me një postim në ‘Instagram’.
Ajo ka publikuar një video të një vajze që këndon dhe në shkrimin bashkangjitur saj ka shpjeguar se vajza i ka zhvilluar aftësitë në këndim me ndihmën e saj. E reja në video ka falenderuar këngëtaren shqiptare për trajnimin që i bën vokalit të saj, ndërsa Anjeza ka shprehur kënaqësinë që ndjen për të punuarit pranë saj.Siç kuptohet asgjë nuk e ka larguar Shahinin nga dashuria për muzikën. Megjithëse larg vendlindjes ajo vazhdon të punojë me pasion të madh për këngën.