E dini çfarë hanë çdo ditë motrat Kardashian? (FOTO)

Showbiz

landscape 1471810184 del kardashians eating 01 1

Në një postim të fundit në faqen e saj, Khloe Kardashian zbuloi ushqimet që motrat e saj hanë çdo ditë.

“Dieta e motrave të mia është e çmendur”, shkruan Khloe dhe ka të drejtë.

“Ne kemi zakone të të ngrënit kaq të ndryshme saqë ndonjëherë kur përpiqemi të zgjedhim një restorant, pyes veten, a jemi nga një familje”, ka shkruar ajo.

Kim Kardashian ka një dietë shumë strikte, sepse, siç e dini, ajo është duke u përpjekur për t’u dobësuar më shumë se kurrë më parë, pas shtatzënisë. Ajo përfshin heqjen dorë nga sheqeri dhe karbohidratet, por e lejon mishin dhe qumështin.
Kendall Jenner e ka metabolizmin si të Michael Phelps, sepse ajo konsumon çdo lloj “mbeturinash”.

“Njerëzit gjithmonë e shohin si qesharak faktin që Kenny mban një dietë anti-modele”, shkruan ajo. “Asaj i pëlqen hamburgerat dhe picat”.
Dieta e Kylie Jenner nuk është shumë e ndryshme nga ajo e Kendall, por me një përjashtim të madh.

“Kylie ha si një adoleshente tipike, por ajo është edhe super e vetëdijshme për atë që po fut në trupin e saj, kur është fjala për ushqime të freskëta dhe organike”.
Kourtney ha vetëm ushqime organike dhe e ka bindur veten se është alergjike ndaj qumështit dhe glutenit gjithashtu”, shkruan Khloe për motrën e saj më të madhe.

gallery 1471809397 1280 kim kardashian salad kuwtk e 1