E dini çfarë fshihet pas tatuazhit të këngëtarit të njohur?

Showbiz

bujupi
Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi ka publikuar disa orë më parë një foto ku zbulon tatuazhin më të ri. Krahas disa tatuazheve të tjerë, të cilët më së shumti janë shkrime të ndryshme me kuptime specifike, këngëtari i njohur ka shtuar një ‘tatoo’ ku shkruhet ‘Rahat’.Nga turqishtja në gjuhën shqipe kjo fjalë përkthehet ‘i rehatshëm’ ose ‘rehat’.

50985258 1881048708672696 4580721138174263296 n

Kuptimi i tij vazhdon të jetë i dyshimtë, ndërkohë që në foton e publikuar fansat kanë nisur të komentojnë shpjegimet e tyre. Disa prej tyre mendojnë se ‘rahat’ lidhet me faktin që këngëtari ka deklaruar që është ‘single’ dhe ky fakt i pëlqen. Një fans tjetër e pyet nëse është titulli i ndonjë projekti të ri muzikor. Ndër të paktët komente ku Ardiani ka reaguar është edhe ky. Ai ka thënë që është titulli i albumit të ri.Megjithatë derisa ky album të finalizohet me lançim në treg nuk jemi të sigurt nëse pohimi është i vërtetë. Siç duket Ardiani ka dashur të hapë diskutime dhe ja ka arritur.

50876760 549106845597481 6559409298676383744 n