Georgina Rodriguez dukej mjaft krenare në stadium, gjatë ndeshjës Portugali – Marok, për dhuratën që kishte marrë. Paparacët kanë fotografuar të dashurën e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, tek i tregonte një prej mikeshave të saj unazën prej diamanti të marrë nga CR7.
24 vjeçare duket se po e shijon këtë botëror po aq sa i fejuari i saj, i cili ka shënuar 4 gola deri më tani. Çifti i njohur janë prindër të Alana Martina, e cila erdhi në jetë nëntorin e kaluar.