Nicola Poturalski ka folur për herë të parë fare për Angelina Jolie, ish-gruan e të dashurit të saj Brad Pitt. Në një postim në Instagram ku shkruante: “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, ndjekësit ia kthyen: “Po atëherë ti pse e urren Angelinën”.
Nicola nuk ka bërë sikur s`e ka parë, por u është kthyer: “Nuk urrejmë askënd. Ne dashurojmë, mbështesim, qeshim. Jeta është e bukur. Shumë puthje për ju”.
Nicola dhe Brad janë në një lidhje prej disa muajsh dhe javët e fundit u fotografuan në Francë teksa niseshin për fluturim me një avion privat.