Ditëlindja e Ermal Fejzullahut ishte një dasmë e “vertetë”. Në 30-vjetorin e tij, bashkëshortja e Ermalit mblodhi miq dhe kolegë të këngëtarit në një festë surprizë. Ledri Vula sigurisht që nuk mund të mungonte. Ai u shfaq me të dashurën e tij, Sarën. Edhe pse nuk e ka pranuar publikisht, Ledri është në një lidhje me një vajzë që jeton në Gjermani.
Kaq dihet për vajzën, që ia ka rrëmbyer zemrën Ledri Vulës.Mirëpo, në ditëlindjën e Ermalit, Sara mesa duket ka kaluar një moment të sikletshëm, kur Ledri ka kënduar me ish të dashurën e tij, Dafinën hitin e tyre “Tonight”.
Sara është larguar nga turma dhe Ledri e ka ndjekur me sy, por ka vazhduar të këndojë me Dafinën. Me siguri Sara nuk mund ta duartrokiste këtë performancë.