E dashura e Brooklyn, nje ‘imitim’ perfekt i Victoria Beckham!

Showbiz

Brooklyn Beckham prej kohësh ka nisur një histori dashurie me modelen e njohur Hana Cross. Për këtë lidhje, Brooklyn ka marrë edhe konfirmimin e familjes së tij, mbi të gjitha të nënës, Victoria Beckham. Stilistja e famshme ka treguar shpesh se Hana është e dashura perfekte për djalin e saj. Në fakt kjo është meritë e vetë modeles, sepse ajo ka ditur si t’ja fitojë zemrën Victorias, duke qenë se shumë shpejt arriti t’i përshtatej stilit të saj të veçantë.

Me flokët e saj gështenjë, ‘make up-in’ e thjeshtë, dashurinë për kostumet e bardhë dhe qëndrimin që mban në foto, Hana ka treguar se është një kopje e Victoria Beckham. Në evente të ndryshme kemi vënë re se Hana ka bërë të njëjtën zgjedhje si nëna e Brooklyn dhe ajo ka zbuluar se merr shpeshherë këshilla prej saj, përsa i përket stilit.

Gjithashtu modelja është parë disa herë në eventet e mëdha që ka organizuar vetë Victoria. Siç kuptohet në të ardhmen Hana dhe Victoria mund të kthehen në mike të mira të njëra-tjetrës dhe mbase shumë shpejt modelja mund të shndërrohet në një ikonë stili njësoj si “vjehrra” e saj.