E dashura e Baris Arduc ka një mesazh për të gjithë: «Më kanë mallkuar…»

Showbiz

gupsjaja

Aktorja e njohur Gupse Ozay ka bërë një deklaratë të sinqertë për të gjithë ndjekësit e saj. Ajo ka rrëfyer se së fundmi ka patur probleme me shëndetin dhe e gjitha kjo ka ardhur nga luhatjet në peshën e saj trupore. Fillimisht, Gupse shtoi shumë në peshë për shkak të rolit të saj në filmin “Deliha”. Më pas, ajo i humbi kilet e fituara. Edhe për “Deliha 2”, aktorja dhe njëkohësisht regjisorja vendosi përsëri të ndryshonte për shkak të rolit në këtë film.

2105200 a96dcc23bd00d24d1ccd4eb90a4a8d9f 640x640

“Kam ndjekur trajtime të shumta brenda dhe jashtë Turqisë. Duket sikur më kanë mallkuar. Që në mars të këtij viti, analizat e mira rezultuan aq keq sa as mjekët nuk e besonin dot. As gjendja ime emocionale nuk është e mirë, qaj shpesh, nervozohem, fle shumë gjumë dhe e gjitha kjo për shkak të gabimit që kam bërë me trupin tim. Faji është i imi për të gjitha lëvizjet që kam bërë në peshën time. Ndaj dua t’ju them të gjithëve mos e ekzagjeroni me ndryshimet në peshë pa u konsultuar me mjekët. Është shumë e rëndësishme të jeni gjithnjë në ekuilibër.” – ka thënë ndër të tjera Gupse.

26bb9bba d2a0 e811 80dc a0369f7d1486