“E bukura dhe bisha” në një version si asnjëherë më parë

Showbiz

bellle11

Filmi “E bukura dhe bisha” pritet të vijë në ekran me aktoren e mirënjohur Emma Watson në rolin e Belës. Megjithatë, një tjetër version na është prezantuar nga Ariana Grande dhe John Legend të cilët kanë sjellë për publikun kolonën zanore të filmit.
Duhet thënë që klipi që shoqëron këngën është vërtetë i veçantë. Efektet si në përralla dhe zëri i mrekullueshëm i dy këngëtarëve i ka dhënë një tjetër shkëlqim kësaj performance.
Ariana Grande e nisi karrierën e saj që në moshë fare të vogël. Madje, në ekranin e Tring do të mund të ndiqni nga e hëna në të premte, në Jolly HD, një serial ku Grande është protagoniste. Ajo vjen për të gjithë shikuesit me “Sam&Cat”.