E akuzojnë se dështoi në paraqitjen e saj në Kanë, por çfarë thotë Fahriye Evcen?

Showbiz

jhfudfhsda

Fahriye Evcen ishte ndër të vetmet aktore turke pjesëmarrëse në Kanë megjithatë pjesëmarrja e saj nuk u prit aspak mirë nga shtypi turk. Ata e akuzonin aktoren se për të dytën herë prezenca e saj në Kanë nuk kishte shfaqur interes për fotografët apo mediat e huaja. Haberler.com, Gecce.com etj publikuan disa foto ku aktorja dukej shumë e bukur dhe e qeshur po fotografët fokusonin momente në një drejtim tjetër nga ai ku ndodhej Evcen. (Shih fotot këtu)

fahriye evce 114013CS

Por si është përgjigjur aktorja ndaj “dështimit” të saj?
Duhet thënë se për të nuk ka qenë aspak dështim, madje një eksperiencë e paharrueshme. Ajo ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale nga momentet e parakalimit në tapetin e kuq.

oiiuoi

Gjithashtu, Evcen ka ndarë edhe këto video të postuar fillimisht nga Georges Hobeika, stilisti që realizoi fustanin e bardhë me mëngët mjaft të veçanta për aktoren. “Fahriye Evcen shkëlqeu në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë, veshur me një fustanin e bardhë.” – ka shkruar Hobeika. 

 

A post shared by Fahriye Evcen (@evcenf) on May 23, 2017 at 12:46am PDT

Aktorja ka postuar çdo moment nga pjesëmarrja në festival, ndaj, me sa duket ajo nuk mendon se dështoi, përkundazi është krenare për paraqitjen e saj.

Lexo gjithashtu: MERYEM UZERLI NË KANË, SHUMË NDRYSHE NGA AKTORJA TJETËR TURKE FAHRIYE EVCEN