Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka dalë në kopertinën e ‘Elle’ dhe ka treguar gjithçka për këto vite të mbushura me suksese. Ndër të tjera, në këtë intervistë ranë në sy veshjet e këngëtares, e cila u komentua për stilin e bukur dhe linjën e veçantë që promovoi.Teksa fliste për famën dhe mënyrën si ka përjetuar ndryshimet e njëpasnjëshme që i ka sjellë suksesi, Dua foli për talljet dhe komentet negative sidomos në rrjete sociale.
“Çdo gjë që bën shikohet nëpërmjet një xhami magjik. Njerëzit duan ta ndërpresin rritjen tënde. Ata të thonë shpesh si duhet të dukesh, ose çfarë duhet të bësh, ose të pyesin pse preve flokët? Jetoj me frikën konstante se nuk do jem mjaftueshëm e mirë dhe duhet të jesh shumë e fortë për të kaluar diçka të tillë. Ndonjëherë më rrëmben negativiteti dhe i lexoj komentet, kjo ndikon shumë tek unë”,-u shpreh ylli i pop-it.Tema e komenteve dhe bullizmit online është prekur shumë nga personazhet e njohur të medias. Së fundmi ky shqetësim është bërë shkak për probleme serioze.