Dyshohen për djegien e makinës së Mumajesit, vëllezërit Prifti reagojnë nga Amerika

Showbiz

flori 1 550x288 1

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e ditës së diel, duket se nuk do të largohet nga vëmendja e mediave, të paktën edhe për ka kohë.

Një person i paidentifikuar hodhi dy bidonë benzinë mbi makinën e kantautorit Flori Mumajesi dhe më pas i vuri flakën.

Ndërkohë që ditën e djeshme është njoftuar se lidhur me ngjarjen po hetohen edhe konfliktet e Florit me vëllezërit Prifti pas Këngës Magjike si dhe ajo me kompozitorin Stine.

Për herë të parë pas lidhur më këtë ka reaguar Endri Prifti në emër të tij dhe të vëllait Stefi. Dyshja e këngëtarëve për momentin ndodhen në Amerikë për koncerte për festat e fundvitit. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me ngjarjen.

Më poshtë lexoni statusin e plotë:

“Ju përshëndes ne mes të luleve. Mrekullia vetë , po ja dëgjova deri këtu në Las Vegas erdhi lajmi. Ne po shijojmë disa ditë pushimi me miqtë tanë duke vazhduar më tej , me koncertet tona në gjithë Amerikën e bukur. Për tu çuditur nuk mendoja se do arrinin të mendonin deri këtu. Ne kemi lindur edhe rritur së bashku me muzikën, i kemi shërbyer dhe na ka shërbyer në jetën tonë. I kemi shërbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka shërbyer për këta që Jemi dhe për të jetuar në dashuri me familjet tona, me shokë e me miq, që gjithë jetën japim dhe marrim dashuri dhe respekt. Ne mund të debatojmë për muzikën dhe shijet tona, për më tepër kur ato i bëjmë të hapura dhe publike, shprehim mendimin tonë të sinqertë për festivalet etj rreth muzikës, por nuk kemi menduar ndonjëherë të bëjmë gjera kaq të shpifura siç po flitet andej për djegien e një makine. Ne i urojmë shëndet edhe 10 makina të tjera të ketë çdokush në atë vend , ne e përgëzojmë dhe i urojmë zoti ja shtoftë çdokujt të mirat. Këta Jemi ne, kjo është e vërteta jonë, kjo është krenaria jonë dhe faqe bardhësia jonë transparente. Gëzuar festat të gjithëve me shëndet dashuri e gjithë të mirat.”

svvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv