Aktorja turke Hande Subasi, i është rikthyer lidhjes me Can Tursan, ish-bashkëshortin e saj. Në vitin 2016 ata i dhanë fund martesës së tyre 4 vjeçare. Por, tashme mediat turke raportojnë se çifti kanë rifilluar të frekuentohen. Ata janë fotografuar bashkë teksa shëtisnin në Stamboll dhe dukeshin mjaft të lumtur.
Përgjatë këtyre dy viteve, secili prej tyre ka patur histori të tjera dashurie, të cilat rezultuan të pasuksesshme. Gazetarët që i kanë hasur në rrugë, nuk kanë ngurruar t’i pyesin nëse ata janë pajtur dhe janë rikthyer bashkë. Ndërkaq, çifti është majftuar vetëm me përgjigjen:”Të pajtuar kemi qenë gjithmonë”!