Vetëm para pak ditësh, Tring.al ka bërë një sondazh, në të cilin fansat do të votonin se cili nga çiftet e njohura turke duhej të rikthehej bashkë (Lexo këtu). Ditën e sotme, duket se këto çiftë “kanë dëgjuar” fjalën e tyre dhe mediat turke zbuluan se tashmë ata janë ri-pajtuar. Të gjitha çiftet e përfshira në sondazh, mund të kenë patur vërtet histori të shkurtra dashurie me njëri-tjetrin, por ama sado pak të ketë zgjatur lidhja e tyre, ata janë kthyer menjëherë në çiftet më të komentuara e të dashura për publikun.
Rastet më të përmendura, janë ai i Asli Enver-Murat Boz dhe Hande Erçel-Murat Dalkiliç(Lexo këtu). Për çiftin e parë, plot 52% e fansave kanë votuar që do dëshironin t’i shihnin sërish bashkë. Ndërkaq, lajmi i mirë që morëm për rikthimin e çiftit të dytë së bashku, ndoshta nuk u ka pëlqyer të gjithëve (Lexo këtu). Jo vetëm në votimet tona, ku Hande Erçel dhe Murat Dalkiliç janë një ndër çiftet më pak të votuara, por edhe komentet e shumta në rrjet tregojnë se fansat nuk janë aspak të kënaqur me ribashkimin e tyre. Ndoshta vetë arsyeja e ndarjes së tyre, ku kujtojmë se shkak kryesor ishte fakti që Murat nuk iu gjend pranë Handes në një periudhë tepër të vështirë familjare, ka bërë që simpatia për këtë çift të zvogëlohet dita-ditës.