Janë diskutuar për një kohë të gjatë që nuk flasin me njëra-tjetrën por mund të themi se më në fund Taylor Swift dhe Katy Perry kanë bërë paqe.
Sipas Katy-t, dy këngëtaret janë zënë për arsye qesharake, pikësisht për balerinët shoqërues.
Ja si është shprehur mbi këtë zënkë, Katy Perry në një intervistë për James Cordon. “Ndodhi diçka midis nesh. Ajo e nisi por tani është kohë t’i japim fund. Unë jam gati për këtë. Mendoj se gratë së bashku, dhe jo të ndara, mund të shërojnë botën nga mbeturinat.”