Dy gëzime në një ditë: Festë e veçantë në familjen e Almeda Abazit!

Showbiz

abazi maskle
Bukuroshja shqiptare, është duke kaluar një periudhë të mbushur me lajme të bukura në familjen e saj. Siç e kemi përmendur më herët, ajo është shtatzënë për herë të parë dhe së shpejti do të bëhet nënë. Por, përpara 3 ditësh, Almeda ka patur një tjetër arsye për të festuar. Mamaja dhe motra e saj kanë patur ditëlindjen. Almeda i ka uruar ato publikisht, nëpërmjet një videoje ku shfaqen të treja, të shoqëruar me nënshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen vogëlushet e mia!”

al dtl

Sigurisht, ndër komentuesit e shumtë që uronin mamanë dhe motrën e Almedës, nuk mund të mungonte urimi i partnerit të saj, aktorit Tolgahan Sayisman, i cili ka shkruajtur: “Gëzuar ditëlindjen, me shumë dashuri për të gjithë familjen.” Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, në familjen Abazi u festua edhe zbulimi i gjinisë së bebit që Almeda po pret, prandaj kjo javë ka qenë e mbushur me arsye të bukura për të qenë të lumtur në familjen e çiftit.