Dy çiftet mbretërore paskan një të përbashkët të veçantë në lidhjet e tyre!

Showbiz

princat
Të dy vellezërit si Harry, po ashtu edhe William kanë histori të ndryshme dashurie me bashkëshortet e tyre respektive. Mirëpo, ata takohen në një pikë, në një detaj të veçantë; ata takohen në Afrikë. Ky vend do të thotë shumë për princin William dhe Harry-n, aq sa të dy i kanë dërguar Kate dhe Meghan për çaste romantike në Afrikë. 

cifte

Në takimin e tretë Princi Harry dhe Meghan Markle shkuan në Botswana thjesht dhe vetëm për të parë yjet së bashku. Kur ata u martuan në maj, u tha se ata do kalonin muajin e mjaltit në Afrikë. Ky vend ka qenë i rëndësishëm për përrallën e Meghan dhe Harry-t, por le të kalojmë paksa tek çifti tjetër. Kur William vendosi t’i propozonte Kate, zgjodhi pikërisht Kenya-n si vendin special.“Nuk e planifikova më parë, por thjesht e dija që doja një vend që të ndihesha rehat dhe të kishte një kuptim për mua. Nuk doja thjesht të fejohesha”,-është shprehur William në një intervistë për CNN.

princ harry and william

Afrika ka qenë gjithmonë një vend special si në jetën e William, po ashtu edhe në jetën e Harry-t. Pasi nëna e tyre u nda nga jeta në vitin 1997, Princi Charles i dërgoi të dy djemtë në Afrikë në mënyrë që ata të mos ndikoheshin nga ajo që shkruhej në media për vdekjen e saj. Qartësisht, ky vend do të thotë shumë në jetën e të dy princave dhe është pjesë e tyre që ata duan ta ndajnë me gratë që ata dashurojnë.