Dy aktorët turq në garë të fortë mes tyre, cili do të triumfojë?!

Showbiz

kinbdf

Nëse do të pyesnim fansat se cilin prej aktorëve do të preferonin sigurisht që zgjedhja do të ishte e vështirë! Por kur vjen fjala për një projekt të ri kinematografik njëri prej tyre do të zgjidhet! Në këtë dilemë ka rënë edhe ekipi i produksionit të një filmi të ri në Turqi, që është i detyruar të vendosë për njërin prej tyre.

kivanc tatlitug 4000x2667 4k photo 14430

Kivanc Tatlitug njihet prej vitesh në Shqipëri, së fundmi edhe për rolin e Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, ndërsa Engin është heroi i serialit “Ertugrul”.

hd engin alt 195903TY

Filmi “Largimi nga Teherani” do të bazohet në historinë e vërtetë dhe në librin që flet për largimin e 215 punonjësve japonezë nga Teherani në vitin 1985, në kohën e luftës Irak-Iran.

CfMk4j WsAACD6H

215 japonezët, shumica e të cilëve diplomatë, u shpëtuan nga turqit me urdhër të kryeministrit Turgut Ozal në kohën që kryeqyteti i Iranit pritej të bombardohej dhe të huajt ishin urdhëruar të linin vendin. Media turke raporton se roli i ambasadorit turk në Iran pritet t’i besohet Haluk Bilginerit, ndërsa për rolin e togerit Mesut, që pati rol kryesor në operacion, ekipi i produksionit do të duhet të zgjedhë njërin mes Kivanc Tatlitug dhe Engin Altan Duzyatan.