Dy aktoret e njohura turke, sapo i shpallën «luftë» njëra-tjetrës!

Showbiz

aktoret ttt
Dy bukuroshet e njohura të ekranit, do t’i rikthehen së shpejti punës me projekte të reja. Bëhet fjalë për Hande Erçel dhe Vildan Atasever, të cilat i kanë munguar publikut për një periudhë kohore, pasi vendosën të bënin një pauzë profesionale. Në muajin janar, dy aktoret e talentuara do t’i rikthehen ekranit të madh, pasi projektet e tyre të reja janë thuajse gati. Por, pas një mungese të konsiderueshme në ekran, të dyja aktoret kanë bërë disa “sakrifica”. Për të qenë sa më në karakter të roleve që po luajnë, Hande dhe Vildan kanë filluar dietat, ushtrimet e panumërta në palestër dhe trajtime të shumta.

halka sifir 175538YD

Kjo, pasi ato duhet të jenë në super formë. Megjithatë, “problemi” kryesor, mbetet konkurenca me njëra-tjetrën. Projektet e të dyja vajzave do të fillojnë të shfaqen në të njejtën periudhë dhe në të njejtin kanal televiziv. Kush do të fitojë audiencën më të madhe? Kjo pyetje që po bëjnë të gjithë, është ajo çka shqetëson aktoret të cilat tashmë duket se nuk flasin më me njëra-tjetrën. Edhe pse më herët ato nuk kanë patur ndonjë miqësi të ngushtë, mund të themi me plot gojë që të gjitha shanset për t’u krijuar kjo miqësi, tashmë janë zeruar.