Ylli i Hollywood-it ka ndryshuar dukshëm pamjen për filmin e tij të ri. Bëhet fjalë për Dwayne Johnson, i njohur më mirë si The Rock. Ai u fotografua në xhirimet e filmit “The Smashing Machine”, në të cilin luan ish-mundësin e UFC, Mark Kerr. Për këtë rol, kishte vënë një parukë dhe kishte mbuluar tatuazhe të shumta.Aktori së fundmi ka njoftuar fansat në rrjetet sociale se ka lënduar bërrylin, por shumë shpejt është rikthyer në punë.
“Nuk mund ta besoj që është ai”, “Kam zmadhuar foton sepse nuk njihet”, “Jam i sigurt se ky film do të ketë një sukses të madh”, “Urime për përkushtimin ndaj projektit” – janë disa prej komenteve të fansave. Filmi në fjalë është me regji të Benny Safdie, dhe premiera parashikohet të shfaqet vitin e ardhshëm. Në të interpretojnë gjithashtu të tjerë emra të njohur të kinemasë si: Emily Blunt, Bas Rutten, Oleksandr Usyk, Lyndsey Gavin etj.