Duygu Sarışın ishte e pranishme në një event në të cilin aktorja nuk mund të kalonte pa rënë në syrin e gazetarëve. Përballë interesit të tyre të shfaqur përmes pyetjeve lidhur me planet e saj për sezonin veror ajo ka zbuluar se nëse asnjë ofertë e veçantë nuk do ta tundojë, ajo është gati të mos këmbëngul dhe të shijoj në qetësi një verë me pasur me pushime. “Po mendoj seriozisht të pushoj këtë vit dhe mendoj të zgjedh një vend disi larg. Fillimisht do të shoh familjen time dhe do të kemi pushime bashkë.” ka zbuluar aktorja planet e saj të afërta. Më tej duke iu referuar deklaratave përmes të cilave kolegia e saj Ceyda Düvenci ka bërë ditët që lam pas për rëndësinë e një gruaje në familje apo shoqëri, sarisin u shpreh se kolegia e saj ka pasur të drejtë dhe përdori për to krahasimin se janë si një ‘kurorë e vendosur mbi kokë’. Duke e mbështetur kolegen e saj, aktorja 36-vjeçare u shpreh: “Gratë duhet të jenë gjithmonë një xhevahir “.