Dulce Maria e ‘Rebele’ bëhet nënë dhe poston foton e vogëlushes!

Showbiz

Aktorja e famshme e serialit ‘Rebelet’ është bërë nënë për herë të parë. Dulce Maria e ka dhënë vetë lajmin në rrjetet sociale duke postuar një foto të dorës së vogëlushes që mbahej nga duart e saj dhe të bashkëshortit. Në statusin e saj, ajo shpreh mirënjohjen për këtë dhuratë nga Zoti duke i premtuar së bijës se do të jetë një nënë shumë e mirë për të.

“Falenderoj Zotin që na la të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë, një përvojë transformuese. Dashuria na bën më të fortë. Ja ka vlejtur gjithçka që të të kem tani në krahët e mi. Faleminderit Paco qe je babai më i mirë për foshnjën tonë të bukur, e cila ndryshoi jetën tonë. Premtoj se do të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur. Të duam”-shkruan Dulce Maria.