Ky vit ka qenë shumë i veçantë për Era Istrefin. Ajo ka shënuar disa arritje në karrierë që do t’i mbajë mënd gjatë. Mirëpo siç duket kënga e saj “BonBon” vijon të dëgjohet ende në të gjithë botën, e jo vetëm nga fansat, por edhe nga artistë të njohur, as më shumë dhe as më pak se Sam Smith.
Këngëtari i njohur ka publikuar në rrjetet e tij sociale para miliona fansave këngën ‘Bonbon’ duke zbuluar se e ka të preferuar kohëve të fundit. Një promovim shumë i madh për Erën e cila e ka publikuar në Instagram dhe e ka falënderuar.