Duket se aktoren e ka shpëtuar nga abuzimi i Harvey, pikërisht Brad Pitt!

Showbiz

harv pitt
Fituesja e çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow në një intervistë të fundit ka rrëfyer dhe një herë për eksperiencën e saj me producentin Harvey Weinstein, të cilin si disa kolege të saj, e ka akuzuar se ka dashur të përfitojë seksualisht. Në vitin 1995 kur aktorja sapo kishte nënshkruar kontratën për rolin e madh në shfaqjen “Sheakspear in Love” Weinstein kishte tentuar ta joshte, madje e kishte ftuar disa herë në dhomën e tij të hotelit. Në atë kohë Paltrow kishte të dashur Brad Pitt dhe ishte ky ai i cili arriti ta shpëtonte, që mos binte viktimë e producentit tashmë famëkeq për ngacmimet seksuale dhe përdhunimet.

brad patrow

“I jam shumë mirënjohëse Brad”-është shprehur ajo-“Sepse ai shfrytëzoi famën dhe fuqinë që kishte për të më mbrojtur kur unë nuk nuk isha askush, ai e trembi Harveyn”. Gjithashtu ajo tha se Brad kishte arritur deri aty sa e kishte kërcënuar me vdekje prodhuesin e filmave. “Po të mos ishte për të, unë ndoshta do të isha pushuar nga puna ose më keq akoma nuk do isha bërë kurrë aktore. Por gjithsesi Harvey nuk donte që të krijonte konflikt me Brad, ai ishte shumë i famshëm dhe donte ta mbante mirë me të kështu që e la këtë histori pas krahëve”.