Duket perfekte, por edhe Kim Kardashian ka të njejtin problem si ne!

Showbiz

kim rrathe
Jemi mësuar ta konsiderojmë Kim Kardashian si një femër e cila është gjithmonë e kuruar, gjithmonë perfekte në daljet e saj publike. Por harrojmë shpesh detajin që përpara këtyre daljeve, Kim kalon disa orë të mira për të arritur rezultatet që ne shikojmë. Sigurisht njësoj si ne, edhe ajo ka probleme të vogla me lëkurën apo pamjen e saj. Problemi i saj më i madh, janë pikërisht rrathët e zinj të syve. Sa herë jeni zgjuar dhe jeni ”tmerruar” nga rrathët e zinj? Sa produkte të ndryshme keni eksperimentuar për t’i zhdukur ato?

kim rrathe34

Epo kur nuk i ka zhdukur dot tërësisht Kim, e cila ka një ekip të tërë që kujdeset për të, më vjen keq por nuk të arrijmë t’i zhdukim dot ne me dy maska të thjeshta. Megjithatë, ajo thekson se për të shpëtuar nga ky problem, mjafton të përdorni korrektor. Mos dilni asnjëherë pa një të tillë me vete. Edhe nëse ju e dini sesi janë rrathët tuaj kur zgjoheni, të paktën të tjerët nuk do e dallojnë dot këtë gjë. Edhe në ditët kur vendosni të dilni pa bërë grim, aplikoni lehtë pak korrektor dhe do dukeni më e freskët se kurrë.