Duket absurde, por familja mbretërore e kanë të ndaluar të veshin këtë ngjyrë!

Showbiz

kate orange
Për dy dukeshat e famshme, Kate dhe Meghan dihet që kanë një shije të sofistikuar dhe rrallë herë gabojnë në veshjet e tyre. Ato të dyja kanë stile të ndryshme, por gjithmonë bashkohen në një pikë: në rregullat strikte të pallatit mbretëror. Nëse nuk e dinit, ose nëse nuk e kishit vënë re, Kate dhe Meghan nuk mund të veshin asnjëherë ngjyrën portokalli.

meg kat

Sado e çuditshme t’ju duket, të dyja dukeshat nuk mund të veshin ngjyrën portokalli, pasi në familjen mbretërore kjo ngjyrë është e ndalur.Kjo traditë 300-vjeçare nuk është e shkruar askund, por arsyeja pse gratë e familjes mbretërore nuk mund ta veshin është sepse portokallia nuk del asnjëherë bukur në foto dhe duhet të shmanget me çdo kusht.