Duken si çifti perfekt, por William dhe Kate kanë fshehur një tradhëti!

Showbiz

kate 2007
Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, e kanë pranuar gjithmonë se gjatë fejesës së tyre kaluan një periudhë të vështirë kur pothuajse u ndanë. Por tani detajet të reja janë zbuluar nga ajo kohë në librin e ri biografik : “Dukesha e Kembrixhit: Si Kate Middleton u bë mbretëresha e ardhshme”. Në të shkruhet se çifti u nda për shkak të disa mosmarrveshjeve dhe Princi jo vetëm që nuk bëri asgjë për të rregulluar marrdhëniet me të dashurën e tij, por vendosi të shkojë në një udhëtim “post-ndarjes” me shokët.

wiiliam1

Jo vetëm kaq, por në këtë udhëtim me varkë ku trashëgimtari i fronit shoqërohej nga miku i tij i ngushtë Guy Pelly, ky i fundit kishte punësuar një ekuipazh të tërin me vajza. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Kate atëherë, madje ishte mërzitur shumë. Në libër shkruhet se në një moment ajo i kishte thënë miqve të saj se kishte vendosur mos e telefononte, as mos ti shkruante më ish të dashurit.Sigurisht gjërat me kalimin e kohës u rregulluan, siç mund edhe ta merrni me mend, sepse çifti mbretëror tani është shumë i lumtur dhe kanë plot tre fëmijë. Gjithsesi tani jemi kuriozë të dimë kush ishte i pari që i shkruajti tjetrit në periudhën e ndarjes dhe mbi të gjitha si u justifikua Willaim tek Kate për këtë “aventurë” të vogël.