Elita dhe Gjiko para disa muajsh janë bërë prindër të një djali të quajtur Zëri. Çifti ka postuar gjithmonë foto të të voglit, por fotoja e postuar sot nga Elita është shumë e veçantë. Në foto duket ajo duke ushqyer Zërin me gji dhe bashkangjitur saj shkruan: “Nëse fakti që unë po ushqej me gji fëmijën tim ju shqetëson, jeni të lirë të vendosni një batanije në kokën tuaj. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer”.
Ndoshta kështu, Elita ka vendosur tu paraprijë çdo komenti që mund të vi në këtë foto.