Dua, Rita dhe Bebe sapo u bënë me një kolege të re shqiptare që do pushtojë skenat botërore!

Showbiz

rita dua bebe ava
Listës së ëngëtareve me origjinë shqiptare dhe famë botërore, do t’i bashkohet një tjetër artiste. Ajo është Ava Max, 24 vjeçarja me një stil të veçante e cila pritet të pushtojë tregun muzikor. Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi dhe ka lindur në SHBA.

 640 0 5bd2cea715f2c

Amanda e nisi karrierën vetëm një vit më parë, duke u shfaqur në këngën e Le Youth, “The Clapp Your Hands.” Në prit të 2018-tës ajo lançoi këngën e saj të parë, e cila arriti të pozicionohej mjaft mirë në Top Listat e këngëve rumune dhe suedeze. Ava Max ka gjithashtu një bashkëpunim me Gashin, të titulluar “Slippin”, për të cilin nuk kanë ende një videoklip.

 640 0 5bd2cea7a4b47

24 vjeçarja është bërë pjesë e albumit të Dj të famshëm David Guetta, me këngën “Let it be me”. Me stilin e saj të veçantë, si në look ashtu edhe në të kënduar, mos u habisni nëse Ava kthehet në yllin e radhës që do na bëjë krenarë.

 640 0 5bd2cea84c578