Dua Lipa zhgënjen fansat! Vërshojnë komentet negative…

Showbiz

dua twiiter
Dua Lipa ka fituar famë mbarëbotërore në industrinë muzikore dhe tashmë ka hedhur sytë në botën e modës me lançimin e koleksionit të saj të parë. Këngëtarja e hitit “One Kiss” ka thënë se po bashkëpunon më një nën-markë të H&M për një linjë e cila do të dalë në treg këtë vjeshtë. Gjithsesi, duket sikur jo të gjithë janë të kënaqur me këtë koleksion pasi nuk është gjithëpërfshirës kur vjen puna te masat e rrobave. Dua Lipa e bëri njoftimin e linjës së re në Twitter dhe u shpreh se mezi prite t’a ndante me fansat punën e saj. Fansat e gëzuar gëluan në profilin e këngëtares me pyetje për koleksionin e ri, ku disa prej tyre pyesnin nëse rrobat do të ishin uniseks dhe nëse do të përfshinin masa të mëdha.

dualiparroba
Këngëtarja u përgjigj: “Po, ajo që kam dashur të bëja me këtë koleksion është të ishte universal dhe i aksesueshëm për të gjithë” dhe në një post tjetër që tashmë është fshirë kishte shkruar, “Shkon deri në masën 16 UK”. Megjithëse Dua u shpreh se dontë që rrobat të ishin të “aksesueshme”, shumë fansa u treguan të shpejtë për të vënë në dukje që masat arrijnë deri në 16 – masa mesatare e rrobave në Mbretërinë e Bashkuar (deri në masën L) – dhe nuk janë aspak gjithpërfshirëse. Fansat janë treguar shumë të ashpër me këngëtaren dhe kanë bërë postime të shumta në Twitter. Dua ende nuk është shprehur publikisht për këtë çështje.